Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është shprehur se sot është një fitore për Kosovën dhe që opozita nuk duhet të bëjë koalicion me Vetëvendosjen.
Molliqaj, përmes një postimi në facebook tha se 40% nuk është dështim, por është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike.
Ndërsa, theksoi se e kundërshtonë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet.
“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Molliqaj./Indeksonline/