back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaZgjedhjet 2025Bedri Hamza: E diela është dita jonë, do t’i thyejmë rekordet e...

Bedri Hamza: E diela është dita jonë, do t’i thyejmë rekordet e daljes në votime

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i ka pasur disa porosi për përkahësit e PDK-së në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Hamza ka thënë se sonte i ka edhe disa porosi për mijëra qytetarë dhe simpatizantë të PDK-së që janë në këtë shesh.

“E diela është dita jonë. Borë a shi, nxehtë a ftohtë, kemi me dalë në numër rekord, kemi me dalë me motra e me vëllezër, me gra e me burra, me nënë e me babë. Kemi me dalë i madh e i vogël. Dhe kemi me e dëshmu edhe një herë, ashtu qysh e kemi dëshmu më 1999 dhe më 2008, se burimi i lirisë dhe demokracisë sonë janë qytetarët që duan bashkim dhe jo politikanët që duan përçarje. Do t’i thyejmë rekordet e daljes në votime. Do t’i thyejmë rekordet e votave dhe do t’i tregojmë të gjithëve, që një faqe e re e historisë po hapet. Një faqe e bardhë e mbushur me shpresat, me punën dhe me kontributin tuaj. Pra, e diela është dita jonë, të cilën do ta mbajmë në mend me gëzim përjetësisht”, ka thënë Hamza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz