BallinaZgjedhjet 2025Stavileci, PDK: Sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” të jehojnë besimi dhe shpresa...

Stavileci, PDK: Sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” të jehojnë besimi dhe shpresa për një Kosovë ma të mirë

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka ftuar qytetarët që sonte, në orën 16:30, të bashkohen në tubimin përmbyllës në sheshin Zahir Pajaziti, ku do të përmbyllet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sonte është momenti të dëshmojmë se vullneti qytetar është i pathyeshëm. Le të jehojë besimi, shpresa dhe vendosmëria për një Kosovë më të mirë!”, ka deklaruar Stavileci.

Ai ka theksuar se nesër vendi pret një proces zgjedhor demokratik dhe transparent, duke u shprehur i bindur se qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për një të ardhme më të mirë.

“Pas 9 shkurtit, Bedri Hamza do të marrë drejtimin e qeverisë, do ta rikthejë ritmin e zhvillimit, do të sjellë stabilitet dhe do të fillojë ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë”, ka shtuar ai.

Stavileci ka theksuar se zgjedhjet e nesërme janë më shumë se një garë politike, por një vendim për të ardhmen e Kosovës.

“E kujt mund t’ia besojmë këtë mision më shumë sesa një njeriu të dëshmuar, që e mban fjalën, që i realizon premtimet, që është i ndershëm dhe profesionist? Bedri Hamza qëndron për një të ardhme të sigurt për çdo qytetar të Kosovës”, ka theksuar ai.

Stavileci ka theksuar se PDK ka hyrë në këto zgjedhje me një vizion konkret dhe një plan të sigurt.

“Me lidershipin e Kryetarit Memli Krasniqi, i cili ka udhëhequr me shembull gjatë gjithë fushatës. Me Bedri Hamzën, një lider i dëshmuar, një njeri i besës dhe i veprës, që di të menaxhojë sfidat dhe ta çojë Kosovën përpara”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz