back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaZgjedhjet 2025“Kanë me më votu edhe ata që i votuan partitë tjera –...

“Kanë me më votu edhe ata që i votuan partitë tjera – nuk jemi armiq mes vete”, Hamza për votuesit

Të ngjajshme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm i lëshojmë 205 milionë euro Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin...

Uzuni i bindur se Shqipëria ka gjasa reale për kualifikim në Botëror

Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “FSHF TV”,...

Deliu-Kodra: Afera e “Ibër-Lepencit” dëshmon kapjen e shtetit nga një grup i njerëzve

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë...

Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen reagimi nga Ursula von der Leyen

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka...

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u shprehur i bindur se ai do të votohet edhe nga përkrahës të partive të tjera, shkruan Gazeta Express.

Ai po ashtu është deklaruar se asnjëherë asnjë personi nuk i është rrezikuar pozita e punës për shkak bindjeve politike, aty ku ka udhëhequr ai.

‘‘Pavarësisht që unë, u rrit PDK në Mitrovicë në zgjedhjet e fundit, unë kam pas prapë se prapë 50% më shumë vota se subjekti përmes të cilit kam garu, edhe tash jam i bindun që kanë me më votu, edhe u bëj ftesë edhe partive tjera politike me më votu për shkak se kam me iu shërby ndershëm edhe me respektin maksimal si qytetarë i këtij vendi. 8 vjet kam punu në Ministrinë e Financave, afërsisht në Bankë Qendrore, 4 vjet në komunën e Mitrovicës, nuk ka njeri për shkak të bindjeve politike, ku unë kam qeverisë që iu ka cenu pozita e punës. Nuk cenohet askush për shkak të bindjeve politike. Bindjes politike nuk e rrezikojnë askënd’’, është shprehur ai në Pressing. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz