back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaZgjedhjet 2025Shenoll Muharremi e sheh opozitën shumë më lart se pushtetin: Potenciali i...

Shenoll Muharremi e sheh opozitën shumë më lart se pushtetin: Potenciali i LVV-së rreth 35%, i opozitës rreth 54%

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Gara për vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit është e hapur!

Ky është konkluzioni që nxori njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, sipas të cilit VV del e para, por rritja e ndjeshme qëndron te subjketet tjera politike, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Muharremit, Vetëvendosje do të fitojë 35.87 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.52 për qind. Këta të fundit paraqiten me një epërsi të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që sipas analistit, do të fitojë 21.65 për qind.

Rreth 10% të votave, Muharremi thotë se do t’i marrë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pak a shumë sa të gjitha të tjerat.

“Ky nuk është një sondazh dhe as një matje e opinionit publik. Ky është një vlerësim i potencialit të partive, i bazuar në të dhëna të plota dhe një analizë të gjerë të faktorëve sasiorë dhe cilësorë, përfshirë performancën afatgjate të secilës nga partitë kryesore”, shkori Shenoll Muharremi në rrjetin social facebook, duke e paraqitur projeksionini e tij edhe me anë të grafikës.

Më tej, ky njohës i çështjeve politike, shkroi se LDK pritet të ketë rritje prej 70 për qind, krahasuar me zgjedhet e vitit 2021, kurse PDK-ja rreth 35 për qind më shumë.

“LVV është në një proces tkurrjeje apo korreksioni të natyrshëm nga rezultati i jashtëzakonshëm i vitit 2021. PDK dhe LDK janë në rritje, duke rikuperuar humbjet dramatike të zgjedhjeve të kaluara”, shkroi Muharremi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz