back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaZgjedhjet 2025Bedri Hamza prezanton projekt strategjik: Termocentral me gaz, me rrjet të shpërndarjes...

Bedri Hamza prezanton projekt strategjik: Termocentral me gaz, me rrjet të shpërndarjes dhe furnizimit

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektin e tij për ndërtimin e një termocentrali me gaz në Kosovë.

Hamza ka thënë se për një të ardhme të pastër dhe të gjelbër, me kosto jetese më të përballueshme, do të investojë në diversifikimin energjetik.

“Ne do ta ndërtojmë termocentralin me gaz dhe do të fillojmë ta ndërtojmë edhe rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me gaz natyror në tërë Kosovën. Termocentrali me gaz do të ndërtohet me një kapacitet prej 350 MW, krahas lidhjeve me tubacione nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kosova ka nevojë për kapacitete të reja energjetike dhe për një furnizim të qëndrueshëm me rrymë, për çdo familje dhe për çdo biznes”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar se investimi i përgjithshëm për termocentralin dhe gazpërçuesit nga grantet, buxheti dhe sektori privat do të arrijë në 1 miliard euro gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Çdo lidhje me gaz natyror dhe çdo zgjerim i rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit, Hamza ka thënë se krijon më shumë siguri energjetike dhe më shumë qëndrueshmëri ekonomike për Kosovën.

VIDEO

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz