back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeBedri Hamza para mijëra qytetarëve në Vushtrri: Më 9 shkurt nuk vendosim...

Bedri Hamza para mijëra qytetarëve në Vushtrri: Më 9 shkurt nuk vendosim për partitë, por për Kosovën

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me mijëra qytetarë në Vushtrri.

Hamza ka thënë se më 9 shkurt, nuk po vendosim vetëm për një parti, por për Kosovën.

“Vushtrria është një qytet me histori, por edhe me potencial për zhvillim. Vushtrria ka biznese të suksseshme, që sot punojnë për tregun e Kosovës, por janë edhe eksportues të rëndësishëm. Ne do t’i përkrahim me politika fiskale përmes lehtësirave tatimore dhe lehtësimit të qasjes në financa. Do t’i përkrahim me 30% grante për linja të prodhimit dhe ndryshim të teknologjisë.

Për këtë, ne do të bëjmë investime konkrete në Vushtrri. Ne nuk jemi si të tjerët. Rruga rajonale nga Barileva në Bajgorë do të bëhet realitet. Kjo do të hapë rrugën për turizëm dhe zhvillim ekonomik. Do ta funksionalizojmë zonën industriale, që do të tërheq investime dhe do të hapë vende pune. Këto nuk janë thjesht premtime. Janë angazhime konkrete për të cilat do të mbajmë përgjegjësi. Fitorja është në duart tona!”, ka thënë Hamza.

Të Fundit

Sport

ShowBiz