BallinaLajmeBedri Hamza: Faleminderit Mitrovicë, jam i nderuar që shërbeva si kryetar i...

Bedri Hamza: Faleminderit Mitrovicë, jam i nderuar që shërbeva si kryetar i yti për kaq vite

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i ka postuar fotografitë e tubimit të tij masiv me qytetarët e Mitrovicës.

Hamza ka thënë se është i nderuar që ka shërbyer si kryetar i komunës për kaq vite, duke frymuar e punuar në çdo ditë të jetës së tij, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët.

Hamza ka thënë se ky nuk ishte thjesht një tubim, por ishte një betim.

“Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë!”, ka thënë Hamza.

Ky është statusi i tij i plotë:

Faleminderit Mitrovicë 💚

Jam i nderuar që jam banori yt.

Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët.

Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës.

Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz