BallinaZgjedhjet 2025Hamza: Më 9 shkurt, në mënyrë festive, masive e solemne me dalë...

Hamza: Më 9 shkurt, në mënyrë festive, masive e solemne me dalë e me vulosë fitoren e PDK’së

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza përmes një videoje ka thënë se i respektojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe oponentët politikë.

Hamza thotë se në momentin kur do të jetë në qeveri do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim sepse gjithë qytetarët e Kosovës, siç thotë ai,  janë njerëz të mirë, janë njerëz të ndershëm dhe janë njerëz punëtorë.

Andaj, Hamza thërret të gjithë qytetarët se më 9 shkurt në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dal me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ne i repektojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, ne i respektojmë edhe oponentët tonë politikë.

Me i mujtë, po, po me votën e juve në mënyrë demokratike në mënyrë masive.

Ne nuk ia dalim si ata që ndajmë, na jemi ata që i bashkojmë.

Ne, në momentin kur të jemi në qeveri do t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim sepse gjithë qytetarët e Kosovës janë njerëz të mrië, janë njerëz të ndershëm, janë njerëz punëtorë.

Prandaj, më 9 shkurt në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dal me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.