BallinaRegjionaleKomunikata zyrtare: Vetura e policisë e përfshirë në aksidentin në Çubrel ku...

Komunikata zyrtare: Vetura e policisë e përfshirë në aksidentin në Çubrel ku mbetën të vdekur 3 persona – detaje

Të ngjajshme

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se...

Policia e Kosovës konfirmon aksidentin e ndodhur sonte në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt, me tre viktima dhe pesë persona tjerë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Policia informon se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Personat që kanë humbur jetën janë persona civil, njofton policia.

“Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sonte rreth orës 18:40, është  raportuar për  aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të  Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër  prej tyre zyrtarë policor.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për  hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të  trafikut rrugor.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz