BallinaLajmeDetaje ekskluzive: Rreth 2 kilogramë drogë u gjetën në shtëpinë e familjes...

Detaje ekskluzive: Rreth 2 kilogramë drogë u gjetën në shtëpinë e familjes Rrahimi

Të ngjajshme

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Ky person ishte cak i të shtënave me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët...

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion policor në Podujevë, që rezultoi me sekuestrimin e rreth 2 kg marihuanë. Përveç drogës, u gjet edhe municion, ndërsa personi i dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve ende nuk është kapur.

Rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa Sinjali ka mësuar detaje të reja.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bastisja është kryer në shtëpinë e familjes Rrahimi në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë.

Pas kontrollit policor, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, peshore të ndryshme dhe një radiolidhje.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Rasti është hap, është në fazën fillestare të hetimit. Për detaje njoftoheni me kohë” – tha zëdhënësja Flora Ahmeti për Sinjalin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz