back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaBotëKoreja e Veriut vetëshpallet fuqi bërthamore

Koreja e Veriut vetëshpallet fuqi bërthamore

Të ngjajshme

Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma”...

Haradinaj: Siguria sot është shndërruar në sfidë globale, Kosova duhe ta rris buxhetin për ushtri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Aksidenti në Vragoli, katër persona të lënduar po trajtohen në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në Vragoli. Në...

Koreja e Veriut ka miratuar një ligj ku e deklaron veten fuqi bërthamore, një vendim që udhëheqësi Kim Jong Un e quajti të pakthyeshëm. Kim u zotua se shteti i tij nuk do të dorëzojë kurrë armët e veta bërthamore dhe tha se nuk do të ketë negociata për denuklearizim.

Ligji i ri vulos të drejtën e Penianit për të përdorur armët bërthamore si masë parandaluese për të mbrojtur veten. Në ligjin e mëparshëm shteti monist zotohej të mbante armët bërthamore derisa shtetet e tjera të denuklearizoheshin dhe se nuk do t’i përdorte ndaj shteteve që nuk kishin armatime bërthamore.

“Armët bërthamore përfaqësojnë dinjitetin, trupin dhe fuqinë absolute të shtetit”, tha Kim pas votimit të ligjit në Parlament. “Miratimi i ligjeve dhe rregullave që lidhen me politikat kombëtare bërthamore është një ngjarje e shënuar. Për sa kohë në Tokë do të ekzistojnë armë bërthamore, imperializmi dhe manovrat e amerikanëve anti-koreano-veriore, rruga jonë drejt forcimit të kapaciteteve tona bërthamore nuk do të ndalet kurrë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz