back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKurti pyetet në Podujevë për grevën, tregon si të dilet nga situata

Kurti pyetet në Podujevë për grevën, tregon si të dilet nga situata

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se mënyra për të dalë nga greva në arsim është që mësimdhënësit të shkojnë në punë.

Kurti këto komente i bëri në Llugë të Podujevës ku është vënë gurthemeli i një shkolle të re.

Prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar mësimdhënësit në shkolla, meqense nuk zhvillohet vendi pa arsim, nuk zhvillohet ekonomia pa mësim dhe edukim. Ne i kemi marrë masat e nevojshme sociale si asnjë qeveri më parë”.

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë pako kundër inflacionit i përfshin edhe mësimdhënësit.

“Ministrja e arismit e ka shpjeguar pa numër herë sesi ne kemi ndarë mjetë për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda e mos humbje të punës. Tash ne e kemi pakon për përballje me inflacionin ku përfshihen edhe mësimdhënësit”, ka deklaruar Kurti.

“Pjesa më e madhe e punëtorisë në Kosovë janë pjesë e sektorit privat”, ka deklaruar Kurti.

Greva në arsim po vazhdon që nga 25 gushti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz