back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeNeziraj: Një prokuror ka pësuar sulm në tru shkaku i gjendjes së...

Neziraj: Një prokuror ka pësuar sulm në tru shkaku i gjendjes së objektit

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Burim Neziraj, kryetar i Këshillit Grevist në Prokurorinë Themelore në Prishinë, ka thënë se gjendja e objektit në këtë prokurori është e rëndë, gjë që po shkakton probleme në shëndetin e gjithë stafit, ku theksoi se ka pasur rast kur një prokuror ka pësuar sulm në tru.

“Ne që tri ditë e kemi fillu këtë protestë, me qëllim të përmirësimi të kushteve të punës. Ne në këtë situatë vere, në këtë të nxehtë ne po ballafaqohemi me shumë probleme, kryesisht me ajrim. Ajri nuk është i mjaftueshëm, nuk ka ventilim të mjaftueshëm, pothuajse nuk është funksional, është një problem tjetër klimatizimi. Temperaturat në dhomë krijohen deri në 35 gradë sipas regjistrimeve që i kanë bërë vetë aparatat që janë në zyrë, është një temperaturë që po na shkakton përkeqësim të gjendjes shëndetësore të stafit, duke përfshirë edhe prokurorë edhe zyrtarë”, tha Neziraj.

Ai shtoi se probleme shëndetësore kanë pasur mbi 10 punonjës të stafit, me alivanosje dhe humbje të ndjenjave e hipertension, ku është dashur të kërkohet ndihma urgjente e mjekësisë.

“Problemi i ventillimit dhe ajrimit, përkundër kërkesave nga institucioni jonë, drejtuar institucionit përgjegjës, në këtë rast Ministrisë së Punës së Brendshme, është kërku që të sanohen këto defekte, nuk janë ndërmarrë veprime konkrete. Këshilli Prokurorial i ka nda mjetet qysh vitin e kaluar, që të hapen procedurat e tenderimit, por nuk është ndërmarrë një veprim i tillë”, shtoi tutje ai.

I njëjti theksoi se kjo mungesë e kushteve po krijon probleme të shumta në mbarëvajtjen e punës.

“Tash ka ardhë koha kur pothuajse gjendja shëndetësore e njerëzve ka fillu me reflektu, mungesa e oksigjenit nuk i shkakton pasojat aty për aty”, theksoi Neziraj.

Sipas tij, alivanosjet e punëtorëve deri tek sulmet në tru, janë indikacione që kërkesat e kahershme drejtuar institucioneve përgjegjëse nuk janë realizuar.

Në fund, kryetari i Këshillit Grevist theksoi se protesta në ditët e ardhshme do të bëhet tërëditore nëse nuk iu plotësohen kërkesat. /BetimiperDrejtesi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz