BallinaLajmeLajmi i fundit: Lirohet nafta dhe benzina, çmimi i gazit mbetet i...

Lajmi i fundit: Lirohet nafta dhe benzina, çmimi i gazit mbetet i njëjtë

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e mërkure, shkruan Gazeta Metro.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, kurse nafta dhe benzina janë liruar me nga 1 cent, krahasuar një ditë më parë.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkure dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Kohë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz