back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaShqiptareMe këmbët e gjymtuara, momenti kur 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj del nga makina...

Me këmbët e gjymtuara, momenti kur 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj del nga makina pasi iu vu tritoli

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Një atentat i mirëfilltë është organizuar ndaj një 27-vjeçari ditën e sotme teksa po lëvizte me makinë. Mësohet se makinës së 27-vjeçarit i është vënë bombë me telekomandë, e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

Viktimë ka mbetur Aleksandër Sadikaj, një person i përfshirë në aktivitete kriminale, i cili dyshohet se është përfshirë në një tentativë vrasjeje kohë më parë, por autoritetet nuk kanë siguruar asnjë provë për të vërtetuar përfshirjen e tij.

Report TV ka siguruar foton nga momenti kur Aleksandër Sadikaj ka dalë nga automjeti që shpërtheu si pasojë e tritolit të vendosur, teksa mund të shihet edhe që 27-vjeçari ka humbi 2 gjymtyrët e poshtme, këmbët.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se rreth 150 gramë ka qenë sasia e tritolit e vendosur në pjesën e përparme të makinës me targa AB077PO, duke bërë që shpërthimi t’i shkaktonte plagë të rënda 27-vjeçarit. Me këmbë të gjymtuara, plagë të shumta në trup dhe gjakderdhje, Sadikaj arriti që të dalë vetë nga makina pas shpërthimit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që mori, ndonëse u transportua në spital.

Sadikaj ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Beratit, ndërsa mësohet se jetonte me të ëmën në kryeqytet.  Atentati ka qenë i mirëmenduar, pasi shpërthimi i telekomanduar është bërë në një moment kur pranë makinës së Sadikajt, nuk ka pasur asnjë mjet tjetër, ndonëse në aksin TEG drejt kryeqytetit ka pasur një fluks mjetesh duke shkaktuar panik te qytetarët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz