Më në fund ka ardhur koha. Ardian Krasniqi do të debutoj për herë të parë si boksier profesionist në Wangen në Allgau.
26-vjeçari, 1 metër e 84 i gjatë dhe aktualisht 80.5 kilogram nga klubi i boksit, Rottweil takohet me hungarezin me përvojë, Istvan Kiss, shkruan LIG Sport.
Ardiani po e vazhdon traditën e tij familjare të boksit, pasi është nipi i legjendës Luan Krasniqi.
Kundërshtari i Ardianit, ka zhvilluar 59 paraqitje dhe ka një rekord interesant, prej 25 fitoresh (12 nokaut) dhe 34 humbje (23 nokaut).
“Ishte e rëndësishme për mua të boksoja menjëherë kundër një kundërshtari të mirë dhe me përvojë”, ka thënë Krasniqi
Në këtë event pritet të ketë afro 2500 tifozë dhe do të jenë dhjetë meçe, kurse lufta e Krasniqit parashikohet të jetë e shtata. Në sallën Wangen do të luftojnë edhe dy shqiptarët tjerë, Altin Zogaj dhe Timo Schëarzkopf (Festim Kryeziu).