Kjo javë ishte ndër javët më të mbarshme për Qeverisjen Nura e Lushtaku në Skenderaj. Kryetari Fadil Nura së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, brenda kësaj jave kanë përuruar disa projekte që në vlerë totale kapin miliona euro investime kapitale për banorët e Skenderajt, shkruan Drenica Press.
Përurimi më i suksesshëm ishte fillimi i ndërtimit të fabrikës në Polac të Skenderajt, që kap vlerën prej 4 milion eurosh, ku do të ndikoj në hapjen e qindra vendeve të punës. Poashtu brenda kësaj jave kanë filluar realizimin e projekteve infrastrukturore në rrugë dhe kanalizim në fshatrat e Likocit, Radishevës, Runikut, Vajnikut dhe në Lagjet 1 dhe 5 të qytetit të Skenderajt.
Gjithashtu këtë javë po zhvillohen punimet në rregullimin e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në fasadimin e këtij objekti dhe izolimin e çatisë për të larguar problemet e pikjes, ndërkaq brenda kësaj jave Nura ka paralajmëruar edhe fillimin e ndërtimit të objektit të ri të dy ndërmarrjeve publike “Uniteti” dhe “Eko Natyra”./DRENICA PRESS/