back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaShqiptareKush janë shqiptarët e Ukrainës, që mbijetuan për shekuj me radhë

Kush janë shqiptarët e Ukrainës, që mbijetuan për shekuj me radhë

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Sot atje është Iuftë, por në Ukrainë jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. Edhe ata i janē pērgjigjur thirrjes së Presidentit Zelensky pēr mobilizim kundër Rusisë.

Ata kanë jetuar në këto territore që nga fundi i shekullit 18 dhe fillimi i shekullit 19.  Shqiptarët kishin migruar fillimisht në Bullgari, e pastaj së bashku me gagauzët dhe bullgarët, duke u përpjekur t’i shpëtonin shtypjes së Perandorisë Osmane që mbizotëronte në Ballkan, erdhën në tokën e Besarabisë moderne dhe Detit të Zi, ku u vendosën: pjesërisht në Odesa, kryesisht në zonat rurale, shkruan revista kosovarja.

Në pjesën më të madhe të fshatrave të Besarabisë jetojnë kombe të ndryshme: mes tyre bullgarët, shqiptarët, gagauzët, moldavët, rumunët, ukrainasit dhe kombësi të tjera, shkruan Ukrainer.net.

E veçanta e gjithë këtyre është se jetojnë dhe festojnë së bashku.

Shqiptarët e Ukrainës pavarësisht faktit se jetojnë larg vendlindjes, ata asnjëherë nuk harrojnë origjinën e tyre.

Çdo vit, më 6 maj, shqiptarët e Besarabisë përkujtojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Fakt interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët lokalë festojnë Shën Gjergjin. Prandaj, që të dy popujt, shqiptarët dhe gagauzët përgatisin kurban dhe pastaj të gjithë fqinjët mblidhen së bashku dhe festojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz