back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasXhemajlaj publikon një listë të paramilitarëve serbë që morën pjesë në masakrën...

Xhemajlaj publikon një listë të paramilitarëve serbë që morën pjesë në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës

Të ngjajshme

James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë, dita e dytë me radhë

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka filluar...

Telefoni i Kuçit i nënshtrohet analizës forenzike, urdhërohet dorëzimi i të dhënave

Gjykatësja paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK),...

Visa SEE Cashless Forum: AI, hapi i ardhshëm në tregtinë elektronike

-Transformimi digjital i përshpejtuar dhe ndikimi i një periudhe...

Isa Xhemajlaj, ish zv ministër i Mbrojtjes, ka publikuar një listë me emra të paramilitarëve serbë që morën pjesë në masakrat mbi popullsinë civile në fshatrat e Poklekut dhe Qikatovës në Drenas.

Ai thotë se kjo është lista që e ka gjetur më 14 qershor 1999, kur së bashku em disa pjesëtarë të UÇK-së ishin futur në Drenas.

“Me rastin e Ditës së të zhdukurve  po e publikoj këtë regjistër të rojës serbe në Drenas. Këtu janë emrat e një pjese të paramilitarëve Serb që mund të jenë të përfshirë në masakrën e Poklekut dhe Qikatovës. Kjo është lista e rojës sē paramilitarëve Serb që e kam gjetë me 14 Qershor 1999, kur me disa  pjestar të UÇK-së kemi hyrë në Drenas, ndërsa forcat  Serbe ende ishin rreth 500 metra larg neve”, ka shkruar ai.

Ai shton se kjo lsitë mund t’i shërbejë kujtdo që merret me zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë.

“Kjo listë me këta emra të ndërrimit të rojës tê datës 12 Prill 1999 është gjetë në objektin e Policisë dhe mund ti shërbejë kujtdo që merret me zbardhjen e krimeve serbe. Këta janë emrat e paramilitarëve që mund të dërgojnë në identifikimin e kriminelëve qê ato ditë Prilli kryen masakra nê Poklek dhe Qikatovë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz