BallinaLajmeKapet qeni që sulmoi mjekët në QKUK, Përparim Rama: Është në mbajtje

Kapet qeni që sulmoi mjekët në QKUK, Përparim Rama: Është në mbajtje

Të ngjajshme

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është kapur qeni që sulmoi të enjten tre mjekë në QKUK. Sipas Ramës, qeni nuk ishte i trajtuar me procedurat e nevojshme.a

Sipas njoftimit të SHSKUK-së dje, dy mjekë janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një jashtë QKUK-së. Ata kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, pa ndonjë pasojë më të madhe.

“Më vjen keq për rastin e kohës së fundit me mjekët në QKUK. Është zënë qeni dhe e kemi parë që nuk ka qenë i trajtuar. Domethënë ka ardhur nga diku. Ai tani është në mbajtje dhe do të trajtohet në bazë të proceseve ligjore dhe do të trajtohet si i tillë. Jemi duke bërë çdo gjë për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë”, ka thënë Rama në konferencë për shtyp të premten.

I pari i Prishtinës njoftoi se javën e ardhshme do të thërrasin një konferencë në nivel lokal, “pasi siç kam thënë, ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm nga një komunë”.

Prishtina ka hapur disa pika ushqyese për qentë endacakë në zona të ndryshme, megjithatë nuk i ka parandaluar sulmet e tyre ndaj njerëzve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz