BallinaLajmeNënshruhen kontratat e 20 granteve për qytetarët e Skenderajt nga organizata Help...

Nënshruhen kontratat e 20 granteve për qytetarët e Skenderajt nga organizata Help dhe Komuna e Skenderajt (FOTO)

Në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Turizëm dhe Inovacion, të udhëhequr nga Besarta Meha Ademi, janë nënshkruar kontratat me 20 qytetarë si përfitues të granteve me pajisje, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të Komunës së Skenderajt dhe organizatës Help, që mbështetet nga qeveria federale e Gjermanisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili, në fjalimin e tij ka thënë se Komuna e Skenderajt i është mirënjohëse organizatës Help, që nëpërmjet këtij projekti, kontribuuan në mbështetje të stabilitetit socio-ekonomik, nëpërmjet aktiviteteve mbështetëse të zhvillimit të ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla në funksion të rritjes së punësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Ndërkaq, drejtoresha e organizatës Help, Shqipe Breznica, ka falënderuar Komunën e Skenderajt për bashkëpunim dhe bashkëfinancim të këtij projekti.
Kurse, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha, ka thënë se ky projekt parasheh ndarje të granteve në pajisje për mikro-bizneset.
Komuna e Skenderajt në planin e saj të punës për këtë vit ka paraparë mbështetje për bizneset e reja dhe ekzistuese, me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.