BallinaLajmeFadil Nura, përkulet para varrit të babait të tij, të vrarë gjatë...

Fadil Nura, përkulet para varrit të babait të tij, të vrarë gjatë luftës (FOTO)

Janë përkujtuar sot të rënit në luftën çlirimtare të Kosovës, Gani e Brahim Nura, nga Prelloci, të cilët u vranë nga forcat serbe, teksa ishin në mbrojtje të fshatit nga okupatori.
Gani Nura në fakt është babai i kryetarit të Komunës, Fadil Nura, i cili bashkë me nënën e tij, bashkëshorten, fëmijët, vëllezërit dhe bashkëqytetarët, kanë bërë homazhe te varri i tij, në shenjë nderimi për kontributin në luftën heroike të UÇK-së.
Më datë 22 prill të vitit 1999, bashkë me Ganiu ishte vrarë edhe kushëri i tij, Brahim Nura, për të cilin gjithashtu janë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Kryetari Nura ka përkujtuar të rënit, me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook.
“Një pjesë të krenarisë, familjarisht, e kemi pse jemi gjaku i tij, që me përulësi i shprehim falënderim se u bë sebep bashkë me trimat tjerë heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë e atdheut tonë!
Dita e sotme shënon një kujtim pikëllimi për familjen time, kur 23 vite më parë, humbëm babanë tonë.
Por ajo që fituam, është më me peshë, ajo arrihet një herë në jetë. Lirinë na sollën edhe Gani e Brahim Nura – i pari baba, i dyti kushëri, të cilët ranë heroikisht në dhe për tokën ku kishin lindur.
Lavdi të gjithë heronjve dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”.