back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit: Paralajmërohet arrestimi i dy komandatëve të njohur nga Drenica

Lajmi i fundit: Paralajmërohet arrestimi i dy komandatëve të njohur nga Drenica

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) prite që shumë shpejt të arrestoj dy komandantë të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) bëjnë të ditur burime Paparacit.

Sipas burimeve të mirinformuara të Paparacit ata dyshohet se kanë kryer krime në rajonin e Drenicës, konkretisht në fshatin Likoc dhe në zonat tjera të operativës së Drenicës.

Ata janë emra të njohur për redaksinë e Paparacit, për çka Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) i ka hetuar prej themelimit e deri tash.

Paparaci, ka komunikuar me këta dy persona por asnjëri prej tyre, nuk ka dashur të flasë.

Shtatë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ata akuzohen për një sërë veprash, nga ato për frikësim të dëshmitarëve që rëndojnë mbi ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës e deri te vrasjet dhe trajtimi mizor i njerëzve, për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe kundërshtarëve politik të cilat përmenden edhe në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, autor i të cilit ishte një senator zviceran, Dick Marty.

Gjykata Speciale u themelua me vendimin e parlamentit të Kosovës në gusht të vitit 2015.

Gjykata financohet nga Bashkimi Evropian, punon dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, ndërsa vendosja e saj në Hagë është bërë, sipas qeverisë së Holandës, për faktin se “dëshmitarët mund të ndjehen të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz