back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaJetëMSh bën thirrje për vaksinim: Komplikimet në zemër pas infektimit me Covid-19,...

MSh bën thirrje për vaksinim: Komplikimet në zemër pas infektimit me Covid-19, më të larta sesa pas marrjes së vaksinës

Të ngjajshme

Kishte epërsi prej dy golave, Newcastle barazon me Chelsean

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e javës...

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përzgjidhet Anëtare Kandidate në EESC

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) është përzgjedhur...

Ulutash rikonfirmon përkushtimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ditën e djeshme, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan...

Chelsea barazon rezultatin ndaj Newcastle United (VIDEO)

Chelsea ka arritur ta barazoj rezultatin ndaj Newcastle United,...
- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një shkrimi në Facebook thotë se një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), tek të dy gjinitë (meshkuj dhe femra) dhe te të gjitha moshat.

MSH-ja thotë se studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.

“Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve. Në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër COVID-19 dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit”, bën thirrje MSh-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz