back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeSindikata e sektorit privat s’tërhiqet nga kërkesa për 400 euro pagë minimale

Sindikata e sektorit privat s’tërhiqet nga kërkesa për 400 euro pagë minimale

Të ngjajshme

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

KQZ: Janë rinumëruar mbi 67% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar...

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ata nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre që paga minimale të jetë së paku 400 euro. Një arsye shtesë pse po kërkohet kjo pagë, sipas Azemit, është edhe mungesa e fuqisë punëtore.

Qeveria sot i hapi rrugë miratimit të pagës minimale, e cila është propozuar të jetë 264 euro bruto dhe 250 neto. Përpara miratimit, Qeveria do t’i duhet të ndryshojë disa ligje dhe ma pas ta dërgojë në Kuvend.

“Ne jemi të obliguar ta themi fjalën tonë. SPSPK-ja qëndron në atë se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Për këtë pagë, ne e kemi marrë një familje katëranëtarëshe dhe e keni parë se me gjëra minimale as 460 euro nuk dilnin. Arsyeja shtesë pse kërkojmë këtë pagë është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Për shërbimet tona që i japim pronarëve të kompanisë, ne e caktojmë tashmë çmimin”, ka thënë Azemi në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Azemi tutje ka thënë se propozimi i pagës minimale ka shkuar në Qeveri në mënyrë joligjore.

“Paga minimale propozohet nga këshilli ekonomik-social në Qeveri e Qeveria e dërgon në Kuvend. Këshilli nuk është pyetur fare dhe në Qeveri ka shkuar në mënyrë joligjore. Ne mund ta shohim si pozitive rritjen, por kjo nuk i plotëson as nevojat kryesore”, është shprehu Azemi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz