back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaDrenica +Drenica Kulturë"Krenaria e Skenderajt", gjimnazistja Liridona Hyseni, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian

“Krenaria e Skenderajt”, gjimnazistja Liridona Hyseni, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

18 vjeçarja nga Skënderaj, Liridona Hyseni do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian, që do të mbahet në Turqi, ku do të marrin pjesë mbi 70 shtete të botës.

Nxënësja e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj do të garojë në muajin qershor në Kampionatin Evropian, në fushën e artit figurativ.

Liridona ka deklaruar se ta përfaqësojë Kosovën është ndjenjë e veçantë. “Përvojë e mirë dhe krenare!”, ka theksuar ajo.

18 vjeçarja ka treguar se me art merret që nga mosha 5 vjeçare, por intensivisht është duke e praktikuar në 6 vjetët e fundit.

Ajo ka treguar se kush ia ka zbuluar talentin dhe se çfarë ka dëshirë më shumë të pikturojë.

“Mua më pëlqen të pikturoj më shumë portrete e sidomos portretet e figurave të shquara shqiptare. Talentin tim për art ma e zbuluan familjarët. Unë bëj art çdo ditë.”, ka potencuar Hyseni.

Liridona Hyseni nga fshati Vojnik i Skënderajt ka shtuar se ka marrë pjesë në gara vendore, në komunë, me ç’rast ka dalë me rezultate të mira.

Kujtojmë që, më 28 mars, një nxënëse tjetër e gjimnazit “Hamëz Jashari”, Altina Salihu me temën për “Bullizmin”, e ka zënë vendin e parë në Kampionatin Botëror, në Danimarkë./21Media

Të Fundit

Sport

ShowBiz