BallinaRegjionaleDrenas21-vjeçarja nga Drenasi e zhdukur që gati tre muaj, Policia kërkon ndihmën...

21-vjeçarja nga Drenasi e zhdukur që gati tre muaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Të ngjajshme

Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me...

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Audi ka konfirmuar rikthimin e njërit prej modeleve të...

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Policia e Kosovë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Ardiana Bogiqit nga Komorani.

Ardiana Bogiqi, 21-vjeçare, nga fshati Komoran në komunën e Drenasit, është zhdukur që nga 28 janari i këtij viti.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie kërkon nga qytetarët që të kontribuojnë me informacione që ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e 21-vjeçares.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz