back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeAktakuza ndaj Arbërie Nagavci ishte ngritur në vitin 2019

Aktakuza ndaj Arbërie Nagavci ishte ngritur në vitin 2019

Të ngjajshme

Arsenali e përforcon fazën ofanzive, i shpenzon 75 milionë euro për Eze

Arsenali ka arritur marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin...

ZYRTARE: 167 njësi të shitura – Renault Captur dominoi tregun e SUV-ëve në 2025!

Tregu i veturave në Kosovë po zhvillohet me shpejtësi,...

Gjermanët organizuan garë brenda Kampit Bondsteel mes disa kombeve, fituan letonezët

Forcat gjermane organizuan garën tradicionale ushtarake “Saulauf” në Kampin...

Lirohen dy vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja...

Gjatë ditës së sotme emri i ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci u përmend për ngritje të aktakuzës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Nagavci, por jo tani.

Kjo aktakuzë ishte ngritur në korrik të vitit 2019.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka bërë të ditur se aktakuza u ngrit më 2019.

“Referuar kërkesës suaj, ju konfirmojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26.07.2019, ka ngritur aktakuzë kundër A.N., në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së, si dhe të njëjtën e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Por kjo aktakuzë e ngritur ndaj Nagavcit ka të bëjë pikërisht me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ishte ngritur për shkak se më 21 mars 2018, Nagavci kishte hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës si shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë së atëhershme, të drejtuar nga Isa Mustafa.

Përmes një publikimi, Arbërie Nagavci deklaroi se lidhur me këtë aktakuzë është njoftuar nga mediat, duke shtuar se sot është edhe më e bindur për veprimin të cilin e kishte bërë asokohe.

“Për aq sa u njoftova nga mediat, aktakuza ka të bëjë me angazhimin tonë në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme, përkatësisht ‘’Zajednicë’’ e ‘’Demarkacion’’, njëra që cungonte sovranitetin, tjetra territorin e Kosovës. Nëse asokohe isha e sigurt, sot në vitin 2022 jam edhe më e bindur se kundërshtimi dhe rezistenca përveçse i drejtë ishte edhe i domosdoshëm. Deputeti betohet në respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe pas vendimit të GJK-së me 2015 mosveprimi ndaj cenimit që po i bëhej vendit do të përbënte shkelje e betimit të deputetit”, shtoi ajo.

“Teksa dëmet e këtyre marrëveshjeve jemi duke i vuajtur edhe sot, ndihem krenare që isha në anën e kundërt me politikën që sillte kompromise, dëmtonte vendin dhe shkatërronte të ardhmen e qytetarëve.”, theksoi ministrja.

Duhet përkujtuar që situata e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kishte qenë e vazhdueshme, e si pasojë e kësaj u ngritën më pas shumë aktakuza.

Arbërie Nagavci, që më parë ishte edhe deputete dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës është njëra nga ministret e tanishme të Qeverisë Kurti, nën aktakuzë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz