back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëMinistret e Qeverisë Kurti, zbarkojnë në Qendren e Kompetencës në Skenderaj, biznesmeni...

Ministret e Qeverisë Kurti, zbarkojnë në Qendren e Kompetencës në Skenderaj, biznesmeni nga Skenderaj, paguan nxënësit e kësaj shkolle nga 300 euro

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Një marrëveshje shumë e rëndësishme është arritur gjatë ditës së sotme, ku njëherit është edhe e para në Kosovë, në arsimin dual. Përfitues të kësaj marrëveshje janë nxënësit e shkollës profesionale Qendra e Kompetencës në Skenderaj, ku sot nënshkruan kontratat 16 nxënës, të cilët do të paguhen nga 300 euro pagë mujore nga Kompania R & Rukolli në kryerjen e praktikës profesionale, që është kusht nga kjo shkollë për nxënësit e saj. Prezent në nënshkrimin e kontratave ishin dy ministret e Qeverisë Kurti, Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Rozeta Hajdari, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori i arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, drejtoresha e zhvillimit ekonomik në Skenderaj, Besarta Meha, drejtoriesha e Agjencionit të Arsimit Profesional, Fikrije Zymberi, drejtori i shkollës profesionale, Armend Bajraktari, përfaqësuesi i kompanisë “R&Rukolli”,Rrustem Rukolli, përfaqësuesit e fondacionit “Besa” dhe përfaqësues tjera nga ministritë përkatëse e komunale,  shkruan Drenica Press.

I pari i Skenderajt, Fadil Nura e ka përshëndetur nënshkrimin e kontratave, duke e quajtur rast të mirë për nxënësit, të cilët do të kenë mundësinë e punësimit më afatgjatë pas periudhës së praktikës. “Një mundësi e mirë e punësimit afatgjatë për këta nxënës, pas periudhës së praktikës, dhe një kontribut i vogël që të pengohet ikja e të rinjve nga vendi”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt.

Edhe ministret e kanë vlerësuar hap të rëndësishëm nënshkrimin e kontratave.
Ditë më parë kjo shkollë ka përfituar edhe një gradn nga banka gjermane në vlerë mbi gjysmë milioni euro, që do të përdoret në ngritjen e aftësive profesionale të nxënësve të saj./DRENICA PRESS/

Të Fundit

Sport

ShowBiz