back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeSi erdhi deri te aksidenti me dy të vdekur në Malishevë, policia...

Si erdhi deri te aksidenti me dy të vdekur në Malishevë, policia jep detaje

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet në Drenoc të Malishevës, ku vdiqën dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.

Sipas raportit 24 orësh, deri te aksidenti ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së kushteve të rrugës, kishte dalë në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt.

Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Drenoc, Malishevë , 31.03.2022-11:20 Dy vetura me targa vendore me drejtues dy meshkuj kosovarë, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, kishte dal në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Si pasoj e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz