BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Tre persona të armatosur grabisin bankën në Prishtinë

LAJMI I FUNDIT: Tre persona të armatosur grabisin bankën në Prishtinë

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Një grabitje e bankës ka ndodhur në orët e mëngjesit në lagjen Dardania në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se grabitja e këtij filiali të bankës në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Siç bën të ditur Ahmeti, grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës nga tre persona.

“Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja është  kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka bërë të ditur Ahmeti.

“Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë në fund Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz