Analisti Nexhmedin Spahiu, ka komentuar shkuarjen e Kosovës në zgjedhje.
Ai tha se buxhetit të shtetit i kushtojnë 10 milionë euro, duke thënë se më mirë do ishte që Albin Kurti t’i merrte 5 milionë në xhep e 5 tjera t’ia linte shtetit.
Spahiu tha se me ato 5 milionë së paku do ishin ndërtuar 5 ura.
“Më mirë prej 10 milionë që kanë me shku për zgjedhje, më mirë do ishte t’i merrte 5 milionë në xhep e 5 milionë me ia lë buxhetit e me i ndërtu 5 ura, sesa me i harxhu e me i djegë 10 milionë”, tha Spahiu.