back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeE rrahu gruan me grushte dhe tentoi ta mbys me bluzë rreth...

E rrahu gruan me grushte dhe tentoi ta mbys me bluzë rreth qafës, Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarit

Të ngjajshme

Jashari: Ministrat me skandale nuk duhet të prijnë listën e Vetëvendosjes

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka komentuar listën e kandidatëve...

​Papa: Njerëzimi është në provë

Papa Leo i lutet Zojës sonë për “një njerëzim...

Lekaj: AAK-ja është e përgatitur që të bëj ndryshimin

Sot, anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e...

Tërmeti në Japoni, evakuohen mbi 90.000 banorë

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi verilindjen e Japonisë,...

Orban: BE po përgatitet të pranojë Ukrainën dhe të fillojë luftën me Rusinë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se udhëheqësit e...

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.I për shkak se ky i fundit pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, e ka marrë një bluzë me të cilën e ka shtrënguar rreth qafës viktimën duke e kërcënuar se do ta mbysë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 nën paragrafi 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria njofton se, më 28 mars 2022, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në shtëpisë së tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij V.I”.

“Pas disa mosmarrëveshjeve të momentit, i pandehuri e merr një bluzë dhe me të e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e shtrënguar rreth qafës dhe duke e kërcënuar se do ta mbysë, ku pasi hyn brenda në dhomë fëmijët e tyre, i pandehuri e lëshon në tokë të dëmtuarën dhe gjersa e njëjta ishte e rrezuar, i pandehuri e godet me grushte në fytyrë, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore”.

Në komunikatë përfundohet se prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.I., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz