back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeHaxhiu në Hagë takon Krasniqin dhe Selimin, Thaçi dhe Veseli ende s’kanë...

Haxhiu në Hagë takon Krasniqin dhe Selimin, Thaçi dhe Veseli ende s’kanë kthyer përgjigje

Të ngjajshme

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-komandanti Rexhep Selimi do të takohen me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kështu njoftoi për Klankosova.tv, Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë.

Ai tha se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Ministrja do t’i takojë të gjithë, përveç ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të cilët akoma s’kanë kthyer përgjigje”.

“Natyrisht se interesi i delegacionit të Kosovës është që t’i takojë që të gjithë”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot udhëton për në Hagë.

Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen tash e një vit.

Takimet pritet të ndodhin më 30, 31 mars dhe 1 prill, njofton Klankosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz