back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNuk fal komuna e Skenderajt, dënohet kjo qendër e madhe tregtare, mashtrim...

Nuk fal komuna e Skenderajt, dënohet kjo qendër e madhe tregtare, mashtrim me çmime (FOTO)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Qeverisja, Fadil Nura, nuk po i fal qendrat tregtare në Skenderaj në lidhje me abuzimin dhe mashtrimin me çmime. Gjatë ditës së sotme është dënuar edhe një qender tregtare, pasi u gjet se tjetër çmim kishte në rafte e tjetër çmim tek arka. Për këtë mashtrim me çmime u dënua me 400 euro nga Komuna e Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Në një komunikatë nga Komuna e Skenderajt thuhet se:”Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt, i ka shqiptuar gjobë njërës nga qendrat e mëdha tregtare në qytet, pasi është gjetur se ka abuzuar me çmimin e një artikulli ushqimor.
Sipas konstatimit zyrar të kontrollit nga ana e inspektorëve, artikulli është reklamuar me tjetër çmim e me tjetër është shitur te arka.
Qytetari që është ballafaquar me këtë rast, ka denoncuar tek organet kompetente komunale, të cilat më pas kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë konstatuar mospërputhjen e çmimit.
Më pas, inspektorët i kanë shqiptuar gjobë, dhe e kanë obliguar menaxherin e qendrës të rregullojë çështjen e çmimeve, duke harmonizuar çmimin mes arkës dhe vitrinës së artikujve..
Komuna e Skenderajt shpreh falënderim ndaj qytetarëve, rreth bashkëpunimit, dhe fton secilin të paraqes çdo rast të abuzimit si me çmime, ashtu edhe me artikuj që hasin me afat të skaduar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz