back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasIsh-pjesëtari i UÇK-së rrëfen për masakrën e Izbicës: Ishte dita më e...

Ish-pjesëtari i UÇK-së rrëfen për masakrën e Izbicës: Ishte dita më e keqe e jetës sime (VIDEO)

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Artan Hoti, ka shpalosur kujtime rreth masakrës në fshatin Izbica të Skenderajt, që ndodhi para 23 vjetëve. Ai këtë ditë e cilësoi si më të keqën në jetën e tij, ditë kjo ku u masakruan 147 persona.

“Disa ditë më parë forcat e NATO-s sulmuan top çarqet serbe, pastaj serbët e mllefosur e rrethakuan hekurt Drenicën. Ishte data 28 mars 1999, ka qenë dita e Kurban Bajramit, forcat serbe pasi hasën në rezistencë në disa fshatra si Ozdrim, Kodër të Hotit dhe disa fshatra, u kthyen dhe hyrën në fshatin Izbicë ku ishin të strehuar 53 fshatra nga komuna e Skenderajt. Ata i ndanë pleqtë, burrat dhe fëmijët nga familjet e tyre, i torturuan dhe i masakruan në mënyrën më barbare”, tha ai për Klan Kosova.

“Ishte dita më e keqe e jetës sime”.

Sipas tij forcat serbe u munduan të shfarosnin gjithçka.

“Ata u munduan me shfarosë gjithçka në Drenicë, kanë djegur gjitha shtëpitë, kanë vrarë gjithçka mbi tokë”, shtoi Hoti.

Ai madje tha se serbët masakruan pa kursyer edhe fëmijë.

“Një vajzë gjashtëmuajshe e kanë kallur të gjallë”, vazhdoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz