back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaBotë‘Buka mund të shkojë 10 euro shumë shpejt’/ Gjermania në alarm

‘Buka mund të shkojë 10 euro shumë shpejt’/ Gjermania në alarm

Të ngjajshme

Fluks pacientësh me grip sezonal, por pa rritje të rasteve krahasuar me dhjetorin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë po...

Juan Mata dhe klasi i tij, bën tri asiste në një ndeshje me Melbourne Victory

Skuadra e Melbourne Victory ka shënuar fitore të thellë...

Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për nivelin e lartë të borxhit publik

Pavarësisht uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozicionohet ndër...

Spalletti thur lavda për Kenan Yildizin: Është jashtëtokësor..!

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka thur lavdata për lojtarin...

Lufta e Vladimir Putinit së shpejti mund të bëjë që çmimet e ushqimeve në Gjermani të shpërthejnë.

Klaus-Peter Lucht, zëvendëspresident i shoqatës së fermerëve në Shlezvig-Holshtajn paralajmëron në BILD: “Buka së shpejti mund të kushtojë dhjetë euro”.

Arsyeja: çmimet e grurit janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Efektet e çmimeve të shtrenjta po ndjehen që tani në supermarkete: javën e kaluar u bë e ditur se rrjeti Aldi ka rritur çmimet për 150 produkte. Një kg miell tani kushton 45 cent nga 39, një rritje prej 15.6 përqind. Tosti me miell integral kushton 89 në vend të 79. Dhe 500 gramë makarona ‘penne rigate’ kushtojnë 69 cent nga 49- një rritje prej 40.8 përqind.

Sipas revistës tregtare, çmimi i kafesë organike do të rritet edhe me një euro të tërë. Një tronditje e shtrenjtë që nuk kishte ndodhur prej vitesh!

Sipas Lucht nga Shoqata e Fermerëve- disa produkte madje mund të zhduken plotësisht nga raftet- si vaji i lulediellit apo reçeli i kajsisë.

Vaji i lulediellit aktualisht nuk ekziston në shumë vende. Aty ku mund të blihet ende, çmimet janë rritur ndjeshëm- së fundmi kushton 1.79 euro nga 1.39- një rritje prej 28.8 përqind.

Të Fundit

Sport

ShowBiz