back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeIsh-zëdhënësi i NATO’s: Albright kishte qëndrim të fortë ndaj diktatorëve si Milloshevic,...

Ish-zëdhënësi i NATO’s: Albright kishte qëndrim të fortë ndaj diktatorëve si Milloshevic, Putin

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, ka deklaruar se është prekur thellë nga lajmi i djeshëm për vdekjen e Madeleine Albrightit, ndërsa ka theksuar se ajo besonte në qëndrimin e fortë dhe të vendosur në raport me diktatorët, qofshin ata Putin, Milloshevici.

“E njihja shumë mirë personalisht, ajo ishte një inspirim shumë i madh për mua dhe punova me të në 2010-ën, kur ajo ishte kryetare e një grupi ekspertësh, edhe unë isha pjesë e atij grupi që përgatiti konceptet e reja strategjike të NATO-s, që është ende edhe sot deklaratë e misionit të NATO-s. Por, sigurisht, në vitet e luftës në Kosovë ajo besonte fuqishëm në ndërhyrjet humanitare, ajo besonte se NATO-ja nuk duhej thjesht të rrinte vetëm brenda kufijve të saj, pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe të presë që të sulmohet, por NATO-ja duhet të përdorë asetet e saj ushtarake dhe politike në mënyrë aktive, për të ndalur gjenocidet, për të ndalur krimet masive ndaj njerëzimit, abuzimet e të drejtave të njeriut, në Evropë“.tha ai për ATV.

Ai theksoi se Albright besonte në qëndrimin e fortë dhe të vendosur në raport me diktatorët, qofshin ata Putin, Milloshevici, që nganjëherë mendonin se bëhej fjalë për luftëra të vogla, që Pentagoni dhe NATO-ja në përgjithësi, duhet të përgatiten për të përdorur forcën ushtarake po qe e nevojshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz