back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVuçiq i tronditur me refuzimin e Kurtit për zgjedhjet: Kjo është një...

Vuçiq i tronditur me refuzimin e Kurtit për zgjedhjet: Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur goditje të rëndë refuzimin që Qeveria e Albin Kurtit i bëri moslejimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Qeveria e Albin Kurtit nuk është duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Kjo ka nxitur reagime nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka anuluar të gjitha tubimet elektorale për ditën e sotme me arsyetimin se “situata në Serbi është e vështirë”.

Gazeteta beogradase, “Blic.rs” shkruan se Kurti nuk dëshiron organizimin e zgjedhjeve 3 prillit në territorin e Kosovë.

“Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”, ka deklaruar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, transmeton Indeksonline

Kujtojmë se me 3 prill, në Serbi do të mbahen zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale për disa komuna, përfshirë Beogradin.

Ndërsa, zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, më 22 mars, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

Vendet e Quint-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.

“BE-ja ka vepruar si lehtësues, përfaqësuesi i Lartë ishte i angazhuar në kontakte për të gjetur marrëveshje për zgjidhje praktike që do t’u mundësonte qytetarëve me dyshtetësi të marrin pjesë në zgjedhje. Kemi bërë përpjekje të gjejmë zgjidhje praktike duke përdorur analogjitë që ishin vendosur në votime në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz