back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeAmbasadori ukrainas në Beograd: Ukraina nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Ambasadori ukrainas në Beograd: Ukraina nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Kjo është çanta më e shtrenjtë e shitur në botë

Në vitin 2019, stilistja e njohur ndërkombëtarisht Debbie Wingham...

Liga e Parë/ Sot zhvillohen shtatë ndeshje të javës së pestë

Sot zhvillohet java e katërt e Ligës së Parë...

Sunderlandi me fjalë të mëdha për Xhakën për paraqitjen e tij ndaj Kosovës

Pas fitores së Zvicrës 4:0 ndaj Kosovës në Basel,...

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych, ka thënë se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

Aleksandrovych ka thënë për mediumin serb Alo, se Ukraina nuk ka marrë kërkesë nga Kosova për njohjen e shtetit të saj, dhe se qëndrimi i Ukrainës është i pandryshueshëm.

“Me sa di unë nuk kemi marrë një kërkesë të tillë. Qëndrimi parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i njohur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë ai.

Aleksandrovych ka falënderuar Serbinë për qëndrimin e saj, duke votuar pro Ukrainës në OKB, ku 141 shtete mbështetën Ukrainën dhe dënuan agresionin rus dhe vetëm pesë vende ishin kundër, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ndërkohë, Kosova i është bashkuar shteteve perëndimore, duke vendosur një varg sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz