back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeRritja e rrejshme e çmimeve: Vaji që u shit 3.49 centë me...

Rritja e rrejshme e çmimeve: Vaji që u shit 3.49 centë me këtë çmim u importuar në Kosovë

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Dogana e Kosovës përmes një sqarimi ka njoftuar qytetarët në lidhje me ngritjen enorme të çmimit të vajit, që në disa markete arriti deri në 3,49 centë.
Dogana, dha detaje në lidhje me importimin e vajit nga periudha janar-shkurt dhe një pjesë të marsit gjatë vitit 2022, derisa tha se në Kosovë janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli dhe 1.4 milion litra vaj luledielli I papërpunuar.

E sipas doganës, ndryshimet e çmimeve te vajrat ushqimor kanë dalluar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/centë deri në 1.45 euro/centë.

Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent’’, thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje nga ky institucion u tha se do vazhdojnë kontrollet për keqpërdorime bashkë meautoritetet përkatëse.

Sqarimi i plotë:

Prishtinë 11 mars, 2022 pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarve dogana ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe si në vijim njofton publikun lidhur me analizat e çmimeve të importit.

Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli I përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%.

Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./gazetametro.ne

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz