back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePas polemikave, Topi i Artë ndryshon në mënyrë radikale. Ja rregullat e...

Pas polemikave, Topi i Artë ndryshon në mënyrë radikale. Ja rregullat e reja

Të ngjajshme

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë,...

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një...

Të gjithë e mbajnë mend se Topi i Artë i fundit i fituar nga Lionel Messi shkaktoi polemika dhe pakënaqësi të mëdha për faktin se shume besonin se e meritonte Lewandowski.

Por nuk është hera e parë sepse edhe vite të tjera ka patur polemika për kriteret e fituesit të madh.

Sot, L’Equipe dhe France Football kanë publikuar disa kritere të reja që do ta bëjnë akoma më të besueshëm këtë trofe të madh personal për lojtarët.

Kështu, ndryshimi i parë ka të bëjë me vlerësimin në bazë të sezonit që mbyllet në Shtator dhe jo në bazë të vitit kalendarik.

Për shembull, Topi i Artë 2022 do të jepet në Shtator dhe jo pas Kupës së Botës në Katar.

Juria do të reduktohet në 100 persona, ndryshe nga ç’ka qenë këto vite, pra gazetarët që do të votojnë do të jenë nga federatat e 100 vendeve të para në renditjen e Fifas, që heq kështu vota të panevojshme ose siç njihen, vota piktoreske.

Më kryesorja, riformatohen kriteret pér të zgjedhur fituesin e Topit të Artë.

Fituesi do të vlerësohet në bazë të paraqitjeve individuale dhe personalitetit të tij, paraqitjeve kolektive dhe fitoreve të skuadrës së tij, klasi i lojtarit dhe fair play i tij në fushë./Ora News/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz