back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeInspektorati ua largon marketeve nga rafti mijëra litra vaj që shitej për...

Inspektorati ua largon marketeve nga rafti mijëra litra vaj që shitej për 3.49 euro litri

Të ngjajshme

Owen kritikon Salahun pas komenteve të tij

Ylli i futbollit, Mohamed Salah ka marrë vëmendje kohët...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është...

Gërvalla dhe Peci japin lajmin: Analisti Blerim Gashi aderon në GUXO

Partisë GUXO i është bashkuar edhe analisti i njohur,...

Alpinisti lë të dashurën vetëm në malin më të lartë të Austrisë, ajo ngriu për vdekje

Autoritetet austriake kanë identifikuar 33-vjeçaren, Kerstin Gurtner si gruan...

Inspektorët komunal në Mitrovicë kanë inspektuar disa objekte afariste të cilët sipas tyre manipuluan me çmimin e vajit.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Komuna e Mitrovicës.

“Inspektorët komunal të tregut të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspecionit, Valon Brahimi, kanë konstatuar se janë mese 3,471 litra vaj të cilave u ka munguar fatura e furnizimit, ndërsa aktualisht në treg shiten me çmim 3.49 euro apo në vlerë totale prej 12,113.79 euro”, thuhet në komunikatë.

Komuna ka thënë po ashtu se bazuar në dispozitat ligjore, subjektet afariste që kanë manipuluar me çmime janë detyruar që produktet t’i largojnë nga tregu i shitjes.

Njoftimi i plotë:

Inspektorët komunal inspektojnë disa subjekte afariste të cilat manipuluan me çmimin e vajit ushqimor

Inspektorët komunal të Drejtorisë së Inspecionit në Komunën e Mitrovicës duke parë rritjen e paarsyeshme të produkteve ushqimore bazike, me theks të veçantë rritjes së çmimit të vajit ushqimor, gjatë ditës së sotme kanë realizuar inspektime në disa subjekte afariste, kryesisht qendra tregtare.

Inspektorët komunal të tregut të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspecionit, Valon Brahimi, kanë konstatuar se janë mese 3,471 litra vaj të cilave u ka munguar fatura e furnizimit, ndërsa aktualisht në treg shiten me çmim 3.49 euro apo në vlerë totale prej 12,113.79 euro.

Ndërkaq, duke u bazuar në dispozitat ligjore, të gjitha subjektet afariste të cilat kanë manipuluar me çmimet, janë detyruar që produktet në fjalë t’i largojnë nga tregu i shitjes.

Me këtë rast, drejtori i DI-së, Valon Brahimi, u benë thirrje të gjithë tregtarëve dhe subjekteve afariste që të sillen konform kornizave ligjore, në të kundërtën paralajmëron ndëshkime sipas ligje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz