back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaBotëKremlini zbulon se Macroni e pyeti Putinin për shpërthimin në centralin bërthamor...

Kremlini zbulon se Macroni e pyeti Putinin për shpërthimin në centralin bërthamor – çka i tha ai

Të ngjajshme

Ali Ahmeti e fiton edhe një mandat si kryetar i BDI-së

Ali Ahmeti është rizgjedhur sërish si kryetar i Bashkimit...

Muslija shënoi një supergol sot në Bundesliga 2, direkt nga gjuajtja e këndit

Skuadra e Dusseldorfit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Greuther...

Tre vjet pas dorëheqjeve në veri, ekspertët: Punësimi i policëve të rinj vetëm nëpërmjet konkursit

Përkundër rreth 500 dorëheqjeve të zyrtarëve nga komuniteti serb,...

“Do ta lidhim Dukagjinin siç e meriton’” – Abdxhiku nga Juniku premton përfundim të magjistraleve

Përfundim të magjistraleve për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë,...
- Advertisement -

Presdienti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar ukrainasit për incidentin e 3 marsit, në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.

Gjatë bisedës së sotme telefonike, presidenti francez, Emmanuel Macron e ka pyetur Putinin për shpërthimin në centralin më të madh bërthamor të Evropës, që gjendet në Ukrainë, raporton the Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Vladimir Putin e ka informuar [Macronin] për provokimet e radikalëve ukrainas në rajonin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia”, kanë thënë nga Kremlini, duke shtuar se “niveli radioaktiv është normal”.

Putini gjithashtu e ka akuzuar Ukrainën se po i ndalon civilët për ta lëshuar qytetin ukrainas të pushtuar nga rusët, Mariupolin.

Më herët një zyrtar francez tha se ende s’i kishin detajet se çka është folur mes dy udhëheqësve, por se pas kësaj telefonate përshtypja e Macronit ishte që Putin e ka në qëllim ta merrte gjithë Ukrainën.

Sot me presidentin rus, në telefon, ka folur edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz