BallinaBotëI moshuari përballet me ushtarët rusë: Edhe unë jam rus, çfarë po...

I moshuari përballet me ushtarët rusë: Edhe unë jam rus, çfarë po kërkoni këtu – turp për juve

Të ngjajshme

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet se si një burrë i moshuar duke u përballur verbalisht me ushtarët rusë në Melitopol të Ukrainës. Ky është rajoni Zaporozhye në Ukrainën veriore.

Videoja është publikuar nga gazetari turk Ragip Soylu ndërsa gazetarët e së përditshmes britanike theguardian kanë vlerësuar se pamjet janë autentike.

Ndër të tjera, burri thotë se është rus dhe pyet ushtarët rusë se çfarë po kërkojnë në Ukrainë.

“Rusët që po sulmojnë Ukrainën janë m… Çfarë po kërkoni këtu? Ne kemi jetën tonë, ju keni tuajën. Unë jam rus dhe jetoj në këtë vend. Ju keni vendin tuaj dhe ne kemi e tonën. Turp të keni”, tha ai.

Perëndimi po e ndihmon financiarisht dhe ushtarakisht Ukrainën, por nuk ka ndërmend të angazhojë trupat në këtë vend. Ka edhe sanksione të ashpra kundër Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka refuzuar ofertën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në evakuimin nga Ukraina dhe ka thënë se nuk ka nevojë për transport, por për armë. Ai garanton se do të qëndrojë në vend.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 120 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe mund të ketë edhe katër milionë të tjerë. Deri më tani, 198 ukrainas janë vrarë, duke përfshirë tre fëmijë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz