BallinaBotëFranca bllokon një anije mallrash ruse në Kanalin anglez

Franca bllokon një anije mallrash ruse në Kanalin anglez

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Marina franceze ka ndaluar një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut.

Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer.

“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Lideri Baltik’ që transportonte vetura është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore”, tha zyrtari.

“Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Lideri Baltik” ka bashkëpunuar me autoritetet franceze”, shtoi ai.

Ndryshe, ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz