BallinaLajmeSuper lajm, Kurti fillon punën drejt rritjes së pagës minimale

Super lajm, Kurti fillon punën drejt rritjes së pagës minimale

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale, siç thotë ai, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi.

Ai tregon se si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi

Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale.

Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.

Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale.

Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz