BallinaLajmeNjë amerikane, e para që shërohet nga HIV pas transplantimit të qelizave...

Një amerikane, e para që shërohet nga HIV pas transplantimit të qelizave staminale

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Çikago  – Një paciente amerikane me leuçemi është bërë gruaja e parë dhe personi i tretë deri më tani që është shëruar nga HIV pasi bëri një transplanti të qelizave staminale nga një donator që ishte rezistent natyral ndaj virusit që shkakton SIDA-n, thanë studiuesit të martën.

Rasti i një gruaje të moshës së mesme të racës së përzier, i paraqitur në Konferencën mbi Retroviruset dhe Infeksionet në Denver, është gjithashtu i pari që përfshin gjakun e kordonit kërthizor, një qasje më e re që mund ta vërë kurën në dispozicion për më shumë njerëz, njoftojnë sot mediat ndërkombëtare.

Që nga marrja e gjakut të kordonit për të trajtuar leuçeminë e saj akute mieloide – një kancer që fillon në qelizat gjakformuese në palcën e eshtrave – gruaja ka qenë pa virus për 14 muaj, pa pasur nevojë për trajtime të fuqishme HIV të njohura si terapi antiretrovirale.

Dy rastet e mëparshme kanë ndodhur te meshkujt – një i bardhë dhe një latin – të cilët kishin marrë qeliza staminale të rrituri, të cilat përdoren më shpesh në transplantet e palcës kockore.

“Ky është tani raporti i tretë i një kure në këtë mjedis dhe i pari në një grua që jeton me HIV,” tha në një deklaratë Sharon Lewin, Presidente e zgjedhur e Shoqatës Ndërkombëtare për AIDS.

Rasti është pjesë e një studimi më të madh të mbështetur nga SHBA, të udhëhequr nga Dr. Yvonne Bryson nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA) dhe Dr. Deborah Persaud nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore.

Ai synon të mbikqyrë 25 persona me HIV që i nënshtrohen një transplanti me qeliza staminale të marra nga gjaku i kordonit kërthizor për trajtimin e kancerit dhe kushteve të tjera të rënda.

Pacientët në eksperiment i nënshtrohen fillimisht kimioterapisë për të vrarë qelizat imune kanceroze. Mjekët më pas transplantojnë qeliza burimore nga individë me një mutacion gjenetik specifik në të cilin mungojnë receptorët e përdorur nga virusi për të infektuar qelizat.

Shkencëtarët besojnë se këta individë më pas zhvillojnë një sistem imunitar rezistent ndaj HIV.

Lewin tha se transplantet e palcës së eshtrave nuk janë një strategji e zbatueshme për të kuruar shumicën e njerëzve që jetojnë me HIV. Por raporti “konfirmon se një kurë për HIV-in është e mundur dhe forcon më tej përdorimin e terapisë gjenetike si një strategji e qëndrueshme për një kurë HIV,” tha ajo.

Studimi sugjeron se një element i rëndësishëm i suksesit është transplantimi i qelizave rezistente ndaj HIV.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz