BallinaDrenica +Drenica KulturëKomuna e Skenderajt shpall konkurs për gjashtë drejtorë të shkollave

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për gjashtë drejtorë të shkollave

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka hapur konkursin për gjashtë pozita të drejtorëve, shkruan Drenica Press.

Kjo është lista e vendeve të lira për drejtorë të shkollave fillore:

1. Një Drejtor – SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Qubrel

2. Një Drejtor – SHFMU “Migjeni” në Klladernicë
3. Një Drejtor – SHFMU “Faik Dragaj” në Leçinë
4. Një Drejtor – SHFMU IP “Nëna Zahide ” në Skenderaj
5. Një Drejtor – SHFMU “Ismet Rrahmani” në Aqarevë
6. Një Drejtor – SHFMU “Skender Skenderi” në Vajnik

Afati i aplikimit është është nga dt. 11.02.2022 deri më dt. 25.02.2022.

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs janë:

1. Kandidatët e interesuar për të konkuruar për vendet e punës drejtorë duhet t’i plotësojnë
këto kushte:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas
normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në
fuqi:
– Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi 300 ECTS,
së paku 5 vite të shkollimit universitar);
– Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, 5 vite të shkollimit universitar);
– Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar);
– Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar).
2. Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të
mësimdhënësve, ose të jenë në procedurë të licencimit (për këtë të ofrojnë dëshmi nga
MASH.
3. Të kenë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje,
administrim ose menaxhim në arsim, të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimeve nga
KSHLM;
4. Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master në udhëheqje, administrim
ose menaxhim në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve.
5. Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në
katalogun e punës:
1.Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e
mesëm të lartë:
2.Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve
tjera:
3.Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për
zëvendësdrejtor